Aktualitet

Policia arreston një iranian pranë kampit të muxhahidinëve, alarm për trazira

Muxhahidinët iranianë të vendosur në Shqipëri prej vitit 2013 kanë ngritur alarmin se Teherani po përgatit një tjetër tentativë trazirash në Shqipëri, pas asaj që kreu në Prill.

Në pranverë ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili dërgoi një letër në Uashington dhe Bruksel për një ngjarje të zbuluar nga shërbimi sekret shqiptar, ku dyshohej se shërbimi sekret Iranian ka përgatitur një akt terrorist në Shqipëri.

Opozita iraniane ka bërë të ditur se kanë parë në Tiranë agjentë të shërbimit Iranian, të cilët kanë qenë aktivë gjatë dhunës që është ushtruar ndaj muxhahidinëve në kampin Ashkraft në Irak ku ndodheshin përpara se të vinin në Shqipëri.

Anëtarët e MEK informuan policinë shqiptare, e cila arrestoi një person,I cili është shtirur si i sëmurë por më pas ka rezultuar se është mirë dhe është rikthyer në polici.

Sommayeh Mohammadi, 38 vjeçare shkoi personalisht në stacionin e policisë së Manzës për të dhënë një padi kundër një personi, që ishte babai i saj, i cili sipas së bijës është udhëzuar nga shërbimi sekret Iranian. Kurse i arrestuari ka deklaruar se e bija mbahej e burgosur nga MEK.

Më herët, Sommayeh i ka shkruar një letër Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, në të cilën ajo shpjegon se i ati ndodhet në këtë vend me një mision në emër të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit.

Për anëtarët e MEK që kanë qenë në Irak, prania e Mostafa Mohammadi-t në Shqipëri sjell në kujtesë një torturë psikologjike dy vjeçare me 340 altoparlantë, në krye të së cilës ishte po ky individ, i cili u bënte thirrje të dorëzoheshin ose të vdisnin.

Sipas opozitës iraniane: “Hyrja e lirë e këtij torturuesi në një vend demokratik është shenjë shqetësuese se regjimi iranian po përgatit terrenin për veprimtari terroriste këtu. Veprimtari të ngjashme me atë që u zbulua nga Kryeministri Edi Rama prillin që shkoi”.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.