Aktualitet

Letra rrënqethëse e nënës që humbi fëmijët dhe bashkëshortin në Ferrin e Mati-t

Zjarret që kanë gjunjëzuar Greqinë kanë shkatërruar familjen e saj në qytezën Mati, e cila nuk ekziston më.

Bëhet fjalë për familjen Fytros që iku e djegur në flakë.

E vetmja e mbijetuar, mamaja e dy fëmijëve ka treguar dhimbjen e saj në pak rreshta që ja besoi një miku të saj gazetar, i cili e ka lexuar në televizionin grek.

Gruaja, në pak minuta  ka humbur bashkëshortin e saj Grigorin dhe dy fëmijë të vegjël Andreas dhe Evita.

“Di që burri im Grigoris ka bërë gjithçka për t’i shpëtuar. Di gjithashtu se nuk ja doli pasi kështu ishte vullneti i Zotit. Më duket ende se dëgjoj me veshët e mij zërin dridhës së Andreas: Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar. Po ti mos hajde këtu mama. Nuk dua që tit ë vish këtu, gjtihçka është e mbyllur nga zjarri, nuk do ja dalësh.

Provova të afrohem dhe t’i arrij. Për katër orë u mundova me të gjitha mënyrat e mundshme, por më pas kur mbylla tentativën e fundit mendova që ndoshta ishte e mirë që të mos rrezikoj edhe unë në mënyrë që të ndihmoja burrin dhe fëmijët nëse do të shpëtonin gjallë.

Kam përfunduar fjalët. Kur të kem njohur trupat e fëmijëve të mij me siguri do t’ju them me siguri se kam humbur gjithçka. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë”.

Categories: Aktualitet, Bota

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.