Aktualitet

Berisha shkakton trazira në Krujë: akuzon një 25 vjeçare se u përdhunua nga vëllai deputetit, por vajza e përgënjeshtron

sh-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot një mesazh nga qytetari dixhital, ndërsa akuzonte djalin e deputetit të PS-së në Krujë Rrahman Rrahja se ka përdhunuar një vajzë dhe se policia e ka fshehur ngjarjen. Drejtoria e Policisë Durrës reagoi duke sqaruar se materialet janë referuar në prokurori për kërcënim dhe ngjarja nuk është fshehur.

Ndërkohë që për Report Tv ka reaguar ekskluzivisht vajza për të cilën Sali Berisha u shpreh se është përdhunuar nga djali i deputetit. Vajza Xh.Maloku shprehet për Report Tv se u trondit kur mori vesh lajmin nga mediat se Berisha kishte publikuar një status ku thoshte se ajo ishte përdhunuar.

25-vjeçarja kërkon përgënjeshtrimin e lajmit, ndërsa thekson se ato që shkruan Berisha nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është manipuluar nga askush. Sipas saj gjithçka bëhet për të njollosur emrin e deputetit Rraja. Konfliktin me djalin e deputetit, ajo thotë se e ka  sqaruar në polici.

Pershendetje une quhem Xh.Maloku dhe po e shkruaj kte mesazh ne lidhje me denoncimin e Z.Sali berisha te bere publik ne fb.Lajmin e mora vesh nepermjet medias dhe ishte nje lajm shume trondites per mua dhe familjen time.ne shkrimin e tij thuhej per nje perdhunim ndaj meje kjo nuk esht aspak e vertete dhe esht dicka shume e rende sidomos te thuhet nga nje ish Kryeminister.pas deklarates se tij ne fb lajmi mori dhene ne te githa portalet dhe mediat.kerkoj ndihmen tuaj te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje.une nuk jam perdhunuar nga askush nuk jam manipuluar nga askush dhe nuk ka pasur asnje presion as ndaj meje as ndaj familjes time.kjo shpifje esht bere per te njollosur emrin e deputetit Rrahman Rraja i cili esht nder njerzit me te rrespektuar ne rrethin e Krujes.per sa i perket nje debati me djalin e tii un jam sqaruar ne stacionin e policise Fushe kruje ne pranine e avokatit dhe psikologes dhe dy oficere te policise te cilet asnje nga kto perfshire dhe mua nuk kemi pasur asnje lloj ndikimi nga asnje lloj njeriu. ne denoncimin e Zotit Berisha ne fb lexova dhe emrin e Artur Bushit te cilin un nuk e njoh dhe po ta shikoj ne rruge di vetem qe esht kryetar bashkie.ju lutem te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje qe po trondit familjen time dhe te personave qe jan permendur ne ate shpifje

Vajza Xh.Maloku

 


Denoncimi i Berishes ne Facebook

Reagimi i Drejtorisë së Policisë së Durrësit
Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr. Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.