Sociale

Rregullat/ Si mund të përfitoni një vizë pune për Gjermani

Nga Shqipëria e Kosova me punë në Gjermani? Vërtet kjo është e mundur, por aplikuesi duhet të mos ngutet. Historia e vizës mund të zgjasë deri sa të dalin thinjat. Kjo megjithëse ambasadat kanë shtuar personelin.

Punë dhe jetesë në Gjermani!

Si një ëndërr e bukur që papritur bëhet realitet vendet e Ballkanit Perëndimor: Kështu tingëlloi rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane në nëntor 2015 për punësimin legal të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria.

Synimi ishte të ulej vala e azilkërkuesve.

E vërtet jo pak vetë e përmbushën këtë ëndërr. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza.

‘Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet’

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfimoi Deutsche Welle ‘rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet’.

Një shumëfishim me pasoja:

Sepse shumë vetë ankohen për kohët e gjata të procedurave për marrjen e vizës së punës në ambasadat gjermane në rajon. Sidomos të bie në sy koha e gjatë e pritjes mes kërkesës për orar deri në datën e aplikimit për vizë.

Carola Burkert, eksperte për migrimin tek IAB, Instituti Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit në Nuremberg, rendit për Deutsche Wellen vendet me më shumë kohë pritjeje:

‘Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt 2018. Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë, por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Përfytyrojeni, ju keni një ofertë, punëdhënësi ka nevojë për ju tani, e ju nuk shkoni dot, sepse nuk keni vizë, oferta bie, sepse si punëdhënës unë gjej dikur një zgjidhje tjetër.’

Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme. Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Për shembull Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, 22.773 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për 4758 vetë.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.