Sociale

Tatimet mbyllin dhe resortet, nuk prisnin kuponët tatimorë

Mbi 5 mijë kontrolle kanë ushtruar tatimoret për sezonin turistik këtë vit, ku janë konstatuar 2 mijë shkelje nga subjekte private me një vlerë të llogaritur prej 75,2 milionë lekësh.

Ne sitën e autoriteteve të fiskut kanë kaluar nga lokalet dhe resortet e njohura e deri tek bizneset e vogla. Aksioni është përqendruar në të gjithë zonën bregdetare, në jug të vendit subjekti “Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit në Qeparo, kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.

Po në Qeparo subjetkti “Valta Hotel” është bllokuar për 30 ditë për shkak se nuk ka lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur për herë të dytë.
Mos lëshimi i kuponit tatimor i ka kushtuar shtrenjtë edhe disa restoranteve dhe hoteleve te njohur si, Tropikal Resort”, “Arragosta” dhe “4 Stinët” në Durrës, apo “Havana” dhe “Piratët” në Dhërmi, që janë ndaluar të ushtrojnë aktivitet për 30 ditë.

Kurse në Vlorë, Ksamil dhe Himarë janë zbuluar një sërë hotelesh që ushtronin aktivitet pa u regjistruar si biznese.

Bllokimi ndaj tyre do të zgjasë deri në momentin e regjistrimit si subjekte me TVSH. Ndërkohë është sekuestruar mall në vlerën e 6 milionë lekë që nuk figuronte në asnjë dokument.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.