Bota

“Njerëz agresivë”, shqiptaro-amerikanët i shkruajnë letër Trump-it

Disa përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës i shprehën Presidentit Donald Trump shqetësimin e thellë rreth një keqësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Letra, e nënshkruar nga anëtari i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe përfaqësues të 10 organizatave shqiptaro-amerikane, i referohet komenteve të bëra në një intervistë të zotit Trump me komentatorin e kanalit Fox News, Carson Tucker, ku Presidenti vuri në pikëpyetje nëse SHBA do t’i përmbaheshin nenit 5 të Traktatit të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë dhe ku u përmendën Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në letër thuhet se përgjigja e zotit Trump në atë intervistë flet për një moskuptim thelbësor të historisë së rajonit dhe të rolit të paçmueshëm të Amerikës në ruajtjen e paqes.

“Nëse flet me një shqiptar, në Amerikë apo jashtë saj, – thuhet në letër, – do të vësh re një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti për Shtetet e Bashkuara dhe kuptimin që ka patur roli i tyre si udhëheqëese e botës së lirë.”

Marrëveshja për mbrojtjen kolektive, – thuhet në letër, – ka bërë që bota të mos gjendet në prag të një lufte tjetër botërore.

Në letër shprehet keqadhje që komentet për NATO-n dhe për njerëzit “shumë agresivë” të Malit të Zi e vënë në pikëpyetje udhëheqjen morale të Amerikës, në një kohë kur, siç thuhet aty, bota ka nevojë më shumë se kurrë për të.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.