Sociale

Apeli i Roza Anagnostit për Teatrin: Partia ime ka qenë…

Edhe këtë të enjte nuk mungoi protesta e artistëve dhe qytetarëve që janë kundër shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental. Ata kanë vijuar qëndresën e tyre duke kërkuar nga Presidenti i Republikës të mos e dekretojë ligjin e miratuar në Kuvend.

Në protestën e së enjtes ka marrë pjesë dhe aktorja e njohur Roza Anagnosti. Ajo tha se miratimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese.

“Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë arti im. Unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë.

Ditën që u bë ai ligj në kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë si i majtë dhe i djathtë. Unë mendoj vetëm si publik. Sa vjen dhe ky Teatër më duket më i bukur në vjetërsinë e tij. Ne kemi nevojë për një teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë. Ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe” – tha Anagnosti.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.