Aktualitet

Pse ndodhet në Shqipëri agjenti iranian i inteligjencës/ Ç’thonë kanadezët për Somayeh Mohammadin?

Në vijim të publikimit të letrës së Znj. Somayeh Mohammadi drejtuar Ministrit Fatmir Xhafaj për sa i përket ardhjes në Shqipëri të një agjenti të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit (MOIS) me emrin Mostafa Mohammadi, disa website të lidhura me MOIS po përhapin fjalën se Mostafa Mohammadi nuk është agjent i MOIS, por është thjesht një baba që kërkon të vizitojë të bijën dhe se Muxhahedinët në Shqipëri e kanë mbajtur kundër vullnetit të saj. Znj. Somayeh Mohammadi, duke demaskuar këtë gënjeshtër të MOIS, i ka dërguar medias komunikatën për shtyp të Z. Warren L. Creates, Kreut të Grupit të Ligjit të Imigracionit në Kanada, që tregon se MOIS, përmes Mostafa Mohammadi-t, kishte organizuar të njëjtin skenar në Irak. Teksti i plotë i deklaratës së Z. Warren L. Creates, Kreut të Grupit të Ligjit të Imigracionit në Kanada, rreth veprimtarive të Mostafa Mohammadi-t në Irak është i bashkangjitur më poshtë.

Iranianët që banojnë në Tiranë thonë se masat e Mostafa Mohammadi-t kanë për qëllim përgatitjen e terrenit për veprimtaritë terroriste të regjimit iranian kundër Muxhahedinëve dhe kjo është pikërisht ajo që ka bërë regjimi në Irak. Vlen të përmendet se më 30 qershor një diplomat iranian u arrestua në Gjermani pasi i kishte dorëzuar eksplozivët dy terroristëve në Luksemburg. Po atë ditë, dy terroristë të regjimit iranian u arrestuan në Belgjikë dhe kolegu i tyre u arrestua në Francë. Qëllimi i tyre ishte të bombardonin tubimin e përvitshëm të Muxhahedinëve iranianë, MEK, në Paris. Më pas departamenti amerikan i shtetit zbardhi faktin se marsin e kaluar, në Tiranë ishin arrestuar terroristë iranianë. 

Teksti i plotë i deklaratës së Z. Warren L. Creates, Kreut të Grupit të Imigracionit të Kanadasë:

Komunikatë Shtypi

Emigrantja kanadeze në Irak e mbrojtur nga tanket amerikane dëshiron të qëndrojë

Një ish-emigrante 28-vjeçare në Kanada, e cila braktisi jetën e rehatshme me familjen e saj në Toronto për t’u zhvendosur në Iraq për të luftuar kundër regjimit fondamentalist iranian, është në qendër të një stuhie gjithnjë në rritje diplomatike ndërmjet Irakut dhe Iranit, që tani përfshin edhe Kanadanë.

Në 1997, Znj. Somaiyeh Mohammady, një banore e përhershme e Kanadasë,  u largua nga Kanadaja me mbështetjen e prindërve të saj për të shkuar në Irak, ku u bashkua me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI).

Znj. Mohammady beson se regjimi iranian dhe Ministria e tij famëkeqe e Inteligjencës (MOIS) i ka mobilizuar prindërit e saj kanadezë në një fushatë keqinformimi  në mënyrë që ta bëjnë atë të heshtë apo ta trajtojnë ashtu siç kanë trajtuar Znj. Zahra Kazemi. Znj. Zahra Kazemi ishte një gazetare iraniano-kanadeze e cila në korrik 2003 u arrestua jashtë burgut famëkeq Evin, teksa po u bënte foto protestave publike atje, dhe më vonë e vranë.

Të dyshuar se mbështeten nga regjimi fondamentalist iranian, prindërit e Znj. Mohammady janë përpjekur për vite të tëra të vërtetojnë se vajzës së tyre i ishte bërë shpëlarje truri dhe mbahej kundër vullnetit të saj, e grabitur nga PMOI. Pa miratimin e saj, prindërit e saj sollën madje një aplikim përpara një gjyqi kanadez, Bordit të Imigracionit dhe Refugjatëve, për të siguruar rikthimin e saj në Kanada. Gjyqi u mbajt në Toronto më 9 maj 2006. Strategjia e prindërve dështoi. Znj. Mohammady dëshmoi nga Iraku përmes telefonit, nën betim, dhe në praninë e vetëm një Komandanti amerikan, që ajo ishte mirë në Irak, rehat mes kolegëve të saj të PMOI, dhe nuk kishte ndërmend aspak të kthehej në Kanada. Gjyqi Kanadez i Imigracionit vendosi më 19 shtator 2006 se Znj. Mohammady ishte bashkuar me radhët e PMOI vullnetarisht dhe me pëlqimin e prindërve të saj. Gjyqi vendosi gjithashtu se ishte e qartë që Znj. Mohammady kishte qenë me kohë një anëtare e përkushtuar e PMOI dhe se dëshironte të rrinte me kolegët e saj të PMOI në rehatinë e Kampit Ashraf në Irak, e jo të rikthehej në Kanada, dëshirë kjo vetëm e prindërve të saj. Seanca gjyqësore kanadeze rishikoi të gjitha dëshmitë dhe nxori si përfundim se Znj. Mohammady nuk i ishte bërë shpëlarje truri dhe as nuk mbahej atje kundër dëshirës së saj.

Pavarësisht këtij vendimi, prindërit e Znj. Mohammady kanë shkuar përsëri kohët e fundit në Baghdad. Të dyshuar prapë se mbështeten nga regjimi Iranian i cili do të bëjë gjithçka për të sabotuar PMOI-në, prindërit kanë filluar tani një fushatë publike për të hedhur baltë mbi PMOI dhe vetë vajzën e tyre.

Znj. Mohammady është takuar me prindërit e saj 9 herë gjatë 5 viteve të fundit, çdo herë për t’i siguruar se është mirë dhe nuk ka ndërmend të lërë Irakun dhe detyrat e saj me PMOI. Takimi i fundit u mbajt më 8 dhjetor 2007, gjatë të cilit Znj. Mohammady pohoi: “Nuk kam ndërmend aspak të largohem nga Ashraf. Vendimi im për të qëndruar është i bazuar në përkushtimin tim ndaj parimeve të themelimit të një demokracie në Iran, e cila të respektojë të drejtat e njeriut. Për një drejtësi të tillë, e kam të mundur të luftoj vetëm nga këtu, nga Iraku. “

Dy zyrtarë të lartë kanadezë nga Ambasada Kanadeze në Amman, Jordani, shkuan në Irak më 24 janar 2008, për t’u takuar me Znj. Mohammady në Kampin Ashraf. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte të intervistonin Znj. Mohammady në mënyrë të pavarur, për të përcaktuar edhe një herë nëse pretendimet e prindërve të saj mund të ishin të besueshme. Zyrtarët kanadezë i ofruan Znj. Mohammady lehtësira për rikthimin në Kanada, të cilat ajo i refuzoi. Në vijim të këtij takimi, zyrtarët e lartë shkuan në Baghdad për t’u konfirmuar prindërve të Znj. Mohammady dëshirën e saj të fortë dhe të shprehur lirisht për të qëndruar në Irak, Ashraf, mes radhëve të PMOI. Mendohet se zyrtarët kanadezë i rekomanduan gjithashtu prindërve të zonjushës që t’i japin fund fushatës së tyre të gabuar dhe të largohen nga Iraku.

Sot, Z. Craig Bale, Konsull në Ambasadën Kanadeze në Amman, Jordani, konfirmoi vizitën e zyrtarëve kanadezë tek Znj. Mohammady si dhe raportin e tyre se ajo është mirë me shëndet dhe e lumtur që qëndron në Irak.

Pavarësisht shprehjes së qartë të vullnetit të saj të lirë, Znj. Mohammady është bërë shkëndija për një tension gjithnjë në rritje midis Iranit dhe Irakut, dhe ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të Irakut. PMOI janë në qendër të këtij tensioni.  Në median irakene ka raporte të rregullta për këtë çështje.

Raportet nga media irakene tregojnë se nën mbështetjen e Ambasadës Iraniane, një grup elitar agjentësh të MOIS janë të vendosur në Hotelin Al-Mansour në Baghdad në mënyrë që të ndjekin një plan për të kapur Znj. Mohammady.

Avokati kanadez Warren L. Creates, B.A., LL.B. përfaqëson Znj. Mohammady dhe ka shkuar në Ashraf në shkurt 2004, për ta intervistuar atë dhe kolegët e saj të PMOI, dhe për t’u siguruar për rrethanat e saj. Z. Creates, së bashku me një grup mbresëlënës avokatësh ndërkombëtarë në 15 vende të ndryshme, luftuan dhe fituan njohjen sipas ligjit ndërkombëtar të çdo anëtari të PMOI si “person i mbrojtur” nën Konventën e Katërt të Gjenevës.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni:

Warren L. Creates, B.A., LL.B

Kryetar, Grupi i Ligjit të Imigrimit

Perley-Robertson, Hill & McDougall

1400-340 Albert Street, Ottawa, Ontario K1R 0A5  

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.