Sport

Champions League/ Barazim shprese, Kukësi i bën bllokadë Agollit

U mbyll në barazim 0-0 sfida e parë e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve mes Kukësit dhe Karabakut. Gjithçka do të vendose në ndeshjen e kthimit teksa skuadra e Cungut do të synojë surprizën për t’u kualifikuar më tej. Kukësi-Karabak e vlefshme për raundin e dytë të Champions League.

KUKËSI-KARABAK 0-0
KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.
90+2′ Zëvendësim i dytë për Kukësin, largohet Çyrbja, vendin e tij e zë Ethemi.
85′ Top në zonën e Kukësit nga e djathta, Qaqi shoqëron Guerrier ndërsa Frashëri pret topin me qetësi.
77′ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, topi shkon te Melo në hyrje të zonës ka goditur por jashtë kuadratit. Rast i shkëlqyer.
75′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Plaku, vendin e tij e zë Harba.
70′ Shpëton për mrekulli porta e Kukësit. Goditja e spanjollit Mishel, devijohet nga Alla dhe përfundon ngjitur me shtyllën.
68′ Goditje dënimi për Kukësin. Rumbullaku harkon në zonë, por topi kalon gjithë pasqyrën e portës duke mos u devijuar nga asnjë prej kuksianëve.
57′ Shameti provon të nis një top të gjatë të rrezikshëm për Sebino Plakun, por ky i fundit nuk e kupton.
52′ Momente paniku në mbrojtjen e Kukësit, gabon mbrojtësi Albi Alla, për pak sa nuk shënojnë miqtë.
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.
Mbyllet pjesa e parë, 0-0.
45+1′ Çyrbja provon me një goditje të fuqishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.
44′ Goditja e dytë nga këndi për Karabak, pas topit të larguar nga Çyrbja.
37′ Kundërsulm i Kukësit me Çyrbjan i cili niset bukur nga e djathta, provon të nisë Palakun, por ky i fundit kapet në pozicion jashtë loje.
35′ Goditje dënimi për Karabakun, shumë pranë zonës. Gjuan Ozokiç, por topi përfundon në murrin mbrojtës.
28′ Mishel provon të depërtojë nga e majta, Albi Alla ndërhyn dhe e largon topin në këndore.
25′ Moment i dyshimtë, Dzaria nis me një top të gjatë Plakun, i cili shkëputet i vetëm, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
22′ Momente të vështira për skuadrës së Kukësit. Guerer del i vetëm përballë Frashërit, provon të krosojë por largohet rreziku. Ishte Qaqi heroi që ndaloi topin.
19′ Musolli jep një pasim të bukur për Rumbullakun nga e majta. Ky i fundit provon të krosojë, topi largohet nga mbrojtësit e Karabak.
15′ Kukësi mbrohet mirë, ende asnjë aksion i rrezikshëm në portën e Frashërit.
6′ Shfaqet rrezikshëm Kukësi në këto minuta. Melo depërton bukur nga e majta, kroson në qendër, por Agolli largon topin në këndore.
2′ Kukësi tenton të qarkëllojë topin, mbrohen mirë azerët.
1′ Ka startuar takimi, interes mjaft i ulët nga ana e tifozëve.
KUKËSI: Frashëri, Shameti, Ala, Qaqi, Maliqi, Rumbullaku, Musori, Dzaria, Çyrbja, Melo, Plaku
KARABAK: Vagner, Garajev, Medvev, Hysenov, Sadigov, Agolli, Slavçev, Ozobiç, Mishel, Guerrier, Madatov.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.