Aktualitet

Në Shqipëri agjenti iranian i inteligjencës, njeriu që ka qenë në krye të torturës psikologjike të muxhahedinëve

mohamadi1

Në vijim të arrestimit të një diplomati terrorist iranian në Gjermani, me akuzën e planifikimit dhe transferimit të eksplozivëve për të bombarduar tubimin e përvitshëm të opozitës iraniane, tani fokusi ndërkombëtar është në ambasadat e Iranit në Europë.

Në një raport, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se marsin e shkuar, në Tiranë janë arrestuar terroristë iranianë.

Së fundmi, mediat shqiptare kanë publikuar letrën e Znj. Somayeh Mohammadi drejtuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Në këtë letër, Znj. Mohammadi paralajmëron se i ati, Mostafa Mohammadi, është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së Iranit dhe ka ardhur në Shqipëri nën pretekstin e vizitës familjare për të ndjekur misionet kundër MEK banues në Shqipëri. Në letër ajo shkruan gjithashtu se prania e Mostafa Mohamamdi-t tregon se qëllimi i regjimit iranian është të realizojë komplote të tjera djallëzore kundër Muxhahedinëve në Shqipëri.

Për dy vjet Mostafa Mohammadi ka qenë i pozicionuar në Irak, jashtë kampit të Muxhahedinëve të quajtur Kampi Ashraf. Ai ishte një nga udhëheqësit e agjentëve të MOIS që torturonin banorët e Kampit Ashraf me 320 altoparlantë. Ai së bashku me agjentë të tjerë nën maskën e familjarëve të banorëve, i kërcënonin banorët 24 orë në ditë përmes altoparlantëve. Shumica e kërcënimeve të tyre janë të regjistruara dhe u janë dorëzuar trupave ndërkombëtare. Bashkangjitur është një klip i shkurtër i veprimeve të Mostafa Mohammadi-t në portën e Ashrafit.

https://we.tl/E3vpPBimfX

Këto masa të Mostafa Mohammadi-t dhe agjentëve të tjerë të ministrisë së inteligjencës së Iranit përmes përdorimit të altoparlantëve përgatitën terrenin për masakrimin e banorëve të Ashrafit. Bashkangjitur janë fotot e altoparlantëve që ishin instaluar rreth Kampit Ashraf në Irak për të kërcënuar banorët, si dhe disa nga fotot e sulmeve. Vlen të përmendet se 141 anëtarë të MEK u vranë nga agjentët e regjimit iranian në Irak.

Disa nga kërcënimet e bëra nga Mostafa Mohammadi dhe agjentë të tjerë përmes altoparlantëve ishin:

Mostafa Mohammadi

Po dhashë urdhrin t’ju sulmojnë natën; a e dini se asnjë prej jush nuk do të mbetet gjallë? Mos përhapni fjalën se kanë ardhur mercenarë. Kemi ardhur këtu me dokumenta zyrtare. Dokumentat tona janë me udhëheqësit në Baghdad dhe ushtrinë në Baghdad. Kjo e bërtitur që po bëj do t’ju kushtojë shtrenjtë një ditë. Ditën kur do të lidh litarin në qafën e secilit prej jush dhe t’ju var.

Rroftë Republika Islamike e Iranit.

 

Soraya Abdollahi:

Dëgjoni këtu! Ky është fundi i rrugës… Do të jem prapa jush deri në sekondën e fundit. Do t’ju ndjek deri në sekondën e fundit. ..Me dorën time, me gishtat e mi, do ta fus në gojët tuaja dhe do t’ua shkul ato gjuhë të pista. Do të jem unë ajo që do t’ju var. Do ta lidh vetë litarin rreth qafave tuaja.

Do ta kthejmë Ashraf-in në rrënoja.

Do t’ju var të gjithëve përpara Ashrafit. Do të bëjmë masakër dhe do ta shkatërrojmë.

Një agjent pranë Mostafa Mohammdi-t:

Ne jemi nga Republika Islamike e Iranit. Udhëheqësi ynë është lartësia e tij Ayatollah Khamenei, dhe presidenti ynë është i nderuari Dr. Mahmoud Ahamdinejad.

Tani e dini se me kë keni të bëni! Nëse jeni të shurdhër, do t’ju bëj edhe më të shurdhër! Nëse jeni të verbër, do t’ju bëj edhe më të verbër!

Lutjuni Zotit që nuk do të jetoni! Por unë shpresoj që të mbeteni gjallë; shpresoj gjithashtu që unë do të mbetem gjallë për t’u hakmarrë ndaj jush.

Categories: Aktualitet

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.