Bota

Ambasada shqiptare: Asnjë shqiptar mes viktimave në Greqi, 3 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë nga Fieri

 

z12

Pas spekulimeve të shumta se mes të vdekurve nga zjarret masive në Athinë mund të ketë edhe shtetas shqiptarë, Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se deri më tani nuk është identifikuar asnjë viktimë nga komuniteti shqiptar. Përmes një reagimi zyrtar ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari bëri me dije se raportohet për 3 shqiptarë të plagosur, një grua nga Berati dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç nga Fieri.

Diplomatja shqiptare pohoi se fëmijët janë shpëtuar nga kujdestarja e tyre, e cila i kishte mbajtur për orë të tëra në breg të detit. Ata aktualisht ndodhen në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët, në një lidhje telefonike me News24&BalkanWeb, ambasadorja Hobdari, lajmëroi se ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për shqiptarë mes viktimave. Por nuk përjashtoi faktin nëse mes viktimave mund të ketë edhe shtetas shqiptarë që kanë marrë shtetësi greke. “Ka ende trupa që janë në kërkim që gjenden mes shtëpive apo makinave të shkrumbuara”, -tha ajo.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.