Aktualitet

Vetingu i Ardian Dvoranit, DSIK: Nuk ka dyshime për korrupsion

Në KPK është duke u mbajtur seanca dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Sa i përket elementit të pasurisë, sipas KPK rezulton me një apartament banimi 120 m2, i blerë në 2001 me vlerë 31 mijë dollarë, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Gjyqtari i lartë ka të ardhura për blerjen e kësaj pasurie. Gjithashtu, një apartament 104.3 m2 i privatizuar në 1993, i deklaruar nga babai i gjyqtarit. I justifikuar. Autoveturë Scoda 2016 i blerë me “leasing”.

Një hua 1 milionë e 350 mijë lekë nga prindërit. Sipas KPK, huaja është deklaruar me burim nga shpërblimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës. Likuiditetet e familjes me vlere 9. 9 milionë lekë, Dvorani i ka deklaruar në deklarimet periodike, por nuk i ka deklaruar në Vetting. KPK thotë se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për sa kohë gjyqtari i lartë ka thënë që është një harresë për shkak të punës, sepse siç rezulton, ai i ka deklaruar në vite këto likuiditete.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.