Aktualitet

Me burrin në emigrim dhe vilë trekatëshe, si vepronte me gjakftohtësi grabitësja “sexy”

Një grua 31-vjeçare, e cila ishte kthyer në tmerrin e karburanteve në Fier dhe në Mallakastër ka përfunduar në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Anna Malajn, e cila së bashku me kushëririn e saj 22-vjeçar Emiljano Grembi, i cili u vu sot në pranga, kanë grabitur brenda harkut kohor të dy javëve një pikë karburanti, ndërsa kanë tentuar që të grabisin dhe dy të tjera, por kanë dështuar. E reja simpatike nga fshati Visokë i Mallakastrës, sipas burimeve zyrtare nga policia e Fierit vepronte me gjakftohtësi.

Kjo referuar tri rasteve, një e finalizuar me grabitje dhe dy të tjerat të mbetura në tentativë. Po të njëjtat burime pohuan se Anna vishte dorezat e maskohej dhe nisej gjatë orëve të natës të gjente prenë e radhës. Mësohet se 31-vjeçarja dhe kushëriri i saj përdornin një armë gjahu dhe një automjet, të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.