Politike

2 vite nga miratimi i refomës në drejtësi, Basha: E shkatërruar në themel

Basha-ne-Durres-1-770x433.jpg

Në dy vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, Lulzim Basha, i cili siç ka thënë pranoi me detyrim paktin, tashmë e shikon këtë reformë të shkatërruar në themel.

Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare”- tha Basha.

Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetëm si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, për sa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

“Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne”- u shpreh Kryetari i PD, që zhvilloi një takim me qytetarët e Durrësit.

Sipas tij “ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsionit, arsyet kryesore të shkatërrimit të zgjedhjeve te lira”.

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.