Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes një grupi të rinjsh në Vlorë, nxirren thikat, dy të plagosur

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku pas një sherri për motive banale, një grup të rinjsh kanë nxjerrë armët e ftohta dhe janë përleshur.

Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku pasi kanë marrë mjekimin, janë shoqëruar në ambientet e policisë. Bëhet e ditur se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa të rinj të tjerë që janë përfshirë në konflikt.

Dje një tjetër ngjarje kriminale ndodhi në Radhimë, Vlorë. Policia e Vlorës dhe forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqi Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar, duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar, duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.