Aktualitet

RENEA, “luftë” në Radhimë me të kërkuarin për vjedhje banke. Vjehrri: Ai s’ka bukë të hajë

Një aksion i policisë së Vlorës dhe i forcave speciale për kapjen e një të kërkuari për grabitje banke ka shkaktuar panik tek banorët, pushuesit dhe turistët në Radhimë. Mësohet se blutë dhe RENEA kanë rrethuar banesën (e kishte marrë me qira) ku ndodhej 38-vjeçari Gaqo Gjini dhe i kanë bërë thirrje që të dorëzohet, por ai ka rezistuar. Gjini ka dalë nga banesa me thikë në dorë dhe ka tentuar të godasë një prej punonjësve të policisë. Ndërkohë, ky i fundit për vetëmbrojtje e ka qëlluar me armë në këmbë agresorin për ta neutralizuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30. Ndërkohë, i plagosuri Gaqo Gjini u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes ka reaguar vjehrri i 38-vjeçarit, i cili hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj dhëndrit dhe akuzon policinë se ka bërë terror.

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.