Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Lartë i nënshtrohet Vettingut, të dhëna kontradiktore për pasurinë

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i është nënshtruar sot Vettingut. Zaganjori u përball sot në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), me kryesues Olsi Komicin dhe anëtarë Pamela Qirko e Roland Ilia, ndërsa pritet vendimi përfundimtar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar një raporti nga ILDKPI ka bërë të ditur se Zaganjori ka bërë deklarim të saktë dhe ka burime të ligjshme pasurie.

Por nga ana tjeter, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurinë e tij.

Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se për apartamentin 293 metra katrorë, Zaganjori ka deklaruar se e ka blerë nga të ardhurat e shitjes se një apartament tjetër. Por nga ZRVPP është konfirmuar se për këtë pasuri ekzistojnë të dhëna kontradiktore. Konkretisht ka thënë në kontratën e blerjes 500 mijë lekë, por në deklaratën e vetting-ut thotë se ka vlerë 5.8 milionë lekë.

Për dyqanin me sipërfaqe 70 metra katrorë ka deklaruar se e ka blerë për 1.4 milionë lekë me të ardhura nga familja dhe qiratë. Në deklaratën fillestare e ka deklaruar si bibliotekë. Xhezair Zaganjori ka deklaruar bodrum 65 metra katrorë të blerë për 800 mijë lekë, me të ardhura familjare dhe qira. Sipas deklarimeve rezulton se vlera e kësaj pasurie është 500 mijë lekë, bazuar kjo në kontratën e shitjes. Asnjë nga këto pasuri nuk është në përputhje me njëra-tjetrën, si me kontratën e shitblerjes. Për këtë pasuri është paguar sipas vlerës së kontratës dhe jo vlerës reale të pasurisë. Subjekti ka kryer deklarim të pasaktë edhe për këtë pasuri dhe ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të kësaj pasurie.

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.