Aktualitet

Nderohet “Mandela shqiptar”: Pjetër Arbnori ‘rikthehet’ në Parlament

Nga dita e sotme në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë do të qëndrojë busti i ish-kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori.

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë presidenti i vendit, Ilir Meta, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deputetë dhe familjarë.

Vendosja e bustit u miratua në mbledhjen e 26 prillit të Këshillit Bashkiak të Tiranës ku kryebashkiaku Erion Veliaj kishte propozuar vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në mjediset e lulishtes para sallës ku zhvillohen seancat plenare.

Propozimi u bë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit

Por ky propozim nuk u votua nga anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak, të cilët braktisën mbledhjen.

Vendimi u mor vetëm me votat e këshilltarëve të majtë.

Edhe pse sot në ceremoni morën pjesë Basha dhe Berisha, veprimi i demokratëve në Këshillin Bashkiak do të mbetet në memorie si një akt turpi për atë parti, duke mos respektuar figurën e një prej njerëzve më të rëndësishëm të saj.

Kulmi arriti kur këtë vendim demokratët e dërguan edhe në gjykatë për ta rrëzuar.

Arbnori ka qenë bashkëthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte kryetar i Kuvendit.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.