Bota

Probleme me pasurinë, shkarkohet edhe anëtari i tretë i Gjykatës së Lartë

artan-zeneli-800x450-1

Eshtë shkarkuar nga detyra edhe gjyqtari Artan Zeneli i Gjykatës së Lartë.  Gjyqtari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, madje as avokati i tij. Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vetting-ut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dyfish pasurinë e tij.

Zeneli doli një ditë më parë para vettingut, gjatë të cilit doli në pah një problem me deklarimet, për mënyrën se si anëtari i Gjykatës së Lartë ka blerë një vile disa katëshe në një zonë rezidenciale tepër të njohur në Tiranë.

Në kontratën e blerjes së kësaj vile, evidentohet se gjyqtari Artan Zeneli i ka paguar shumën prej 150 mijë eurosh, jo kompanisë që ka ndërtuar kompleksin, por ortakut të saj. Sipas gjyqtarit, pagesa është kryer në mirëbesim, pasi ky shtetas është miku i tij.

Sipas gjyqtarit, për blerjen e vilës që kushton 196 mijë euro, ai kishte paguar si këst të parë 46 mijë euro dhe deri sa i ishte aprovuar kredia, i ka marrë borxh mikut të tij 150 mijë euro.

Artan Zeneli po ashtu është në listën e zezë të Ambasadës Amerikane, për personat që ju hiqet e drejta që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 26 janar të vitit 2017 atij iu revokua viza për të udhëtuar në SHBA. Para vettingut, Zeneli shpjegoi se bëhej fjalë për vizën private dhe jo atë zyrtare.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.