Politike

Presidentja e Kroacisë: 87 të vrarë, mirënjohje shqiptarëve që dhanë jetën në luftën ndaj Serbisë

meta-kitarovic index

Presidenti Ilir Meta dhe homolgia kroate Kolinda Grabar-Kitarovic zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, kreu i shtetit Ilir Meta i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë mese të shkëlqyera.  Kroacia ka qenë dhe mbetet mbështesë e fortw e hapjes se negocitave me BE“, tha Presidenti Meta.

Edhe Presidentja kroate vlerësoi vendimin e Keshillit për Shqipërinë, ndërsa u shpreh e gatshme për ndihmën e Kroacisë në këtë rrugëtim.

Kitaroviç tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën.

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç falënderoi komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre për Atdheun e saj. Kitaroviç tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën.

“Dëshiroj tju përgëzoj për vendimin e këshillit që hap rrugën për hapjen e negociatave në qershor 2019. Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë për çdo gjë që ju keni nevojë gjatë rrugës tuaj.

Sot diskutuam për bashkëpunimin mes Kroacisë e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte miku jonë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000 shqiptarë, 2.500 ishin vullnetar në luftën e Kroacinë, 87 humbën jetën 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe i jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitaroviç.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.