Sport

Pas Ronaldos, Juventus i merr Real Madridit edhe Zidan. Ja kur fillon detyrën tek italianët

ZINEDINE-ZIDANE-MALAGA

Zinedine Zidane është gati t’i kthehet punës pas asaj dorëheqje befasuese si trajner i Real Madrid menjëherë pasi ‘galatktikët’ siguruan “Championsin” e 3 radhazi.

Gazetari Juanma Rodríguez nga burimet e afërta pranë presidentit Andrea Agnelli shkruan se Juventusi i ka ofruar francezit një post drejtuesi. Nuk bëhet fjalë në rolin e trajnerit, por atë të këshilltarit të drejtorit sportiv.

Ky do të ishte një rikthim i Zidan te italianët ku ka luajtur si futbollist. Të tjera burime nga “Libertad Digital” raportojnë se francezi e ka pranuar detyrën dhe nga puna do të nisë në muajin tetor.

Drejtor sportiv i Juventusit është Fabio Paratici. Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se klubi bardhezi kërkonte Zidan për të zëvendësuar Allegrin, por mesa duket ky i fundit vazhdon të bindë italianët me punën e tij.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.