Aktualitet

Raporti sekret i Londrës: Ja si po e marrin Ballkanin Rusia, Turqia dhe Kina

Një raport sekret britanik i publikuar nga B92 bën të ditur se Ballkani ka ikur nga orbita e BE-së dhe atij po afrohet Rusia, Turqia dhe Kina.

Siç bën të ditur raporti, aktorët e jashtëm si Rusia, Kina dhe Turqia kanë mbushur një zbrazëti të krijuar nga neglizhimi i BE në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit.

Raportii i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i ka shkuar qeverisë së Theresa May dhe shton i sugjeron Londrës se, “ndikimi i Rusisë në rajon është i dobët, për shkak se prania e saj ekonomike është e kufizuar.

Pavarësisht nga kjo, Rusia është e aftë të shfrytëzojë problemet e rajonit dhe të dëmtojë përparimin e saj drejt paqes, prosperitetit dhe, përfundimisht, anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Sipas B 92, Ministria e Jashtme Britanike ka bërë të ditur se një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat ballafaqohet rajoni është ndërhyrja në rritje e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, siç shihet në tentativën e komplotit të grushtit të shtetit në Mal të Zi në tetor 2016 “, aktivitetet destabilizuese të liderëve politikë në Republika Srpska (Republika Serbe)” në Bosnjë dhe Hercegovinë. Policia  e RS po blinte armë nga Rusia, duke ushqyer frikën e aftësisë së Rusisë për të destabilizuar zgjidhjen e brishtë të paqes në Bosnje-Hercegovinë “.

“Rusët, siç bëjnë në vende të tjera, po përkeqësojnë situatën edhe ashtu të keqe. Kjo është një nga aftësitë e tyre të mëdha”, tha Robert Cooper, një ish-diplomat i BE-së në mbledhjen e komitetit të parlamentit britanik.

Categories: Aktualitet, Bota

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.