Aktualitet

In Memoriam: Shuhet Fadil Hasa, durrsaku që i rriti buzëqeshjen shqiptarëve

Sot u nda nga jeta gjigandi i skenës së humorit dhe i realizimit të një prej filmave më të bukur shqiptar Mao Ce Dun,  Fadil Hasa.

Ai lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim.

Hasa u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietese qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970).

Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në 1993, shkruan “TemA”.

Gjatë karrierës së tij, aktori i njohur ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialoge dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.

Ndër to, u bënë të njohura për publikun e gjerë interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek “Or ti i këshillit”,” Hamdiu” te Mysafiri i paftuar,” Qyli” (monolog) etj.

F. Hasa ka shënuar emrin e tij edhe në kinematografi.

Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm si: Zëvendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjetër (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005).

E veçanta e tij në aktim, ishte loja me “seriozitetin” që vishte personazhet, duke nxjerrë në pah që andej budallallekun, naivitetin, dobësi e mangësi te caktuara karakteri.

“Artisti i Merituar”, vitet e fundit të jetës i kaloi në qytetin e Durrësit, ku edhe pse në pension, u aktivizua me disa shfaqje.

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.