Sport

Franca kampione/ Plaçkitje, dhunë dhe përplasje me policinë gjatë festimeve në Paris. Dy të vdekur

Fitorja e Francës është shndërruar në tmerr mes tifozërisë në Paris. Nga sa raportohet, forcat e policisë janë përleshur me turma të mëdha njerëzish që ishin në shesh në Champs-Élysées, ku u përdor edhe gazi lotsjellës. Aty shpërthyen dhe grindjet e plaçkitjet, vjedhjet neper xhepa, ndërkohë që raportohen edhe dy persona të vdekur.

Tifozët hynë nëpër dyqane dhe shkatërruan dritaret para se drejt tyre të sulej policia.

Në qytetin Alpine të Annecy, një tifoz 50-vjeçar i Francës gjeti vdekjen, ndërsa në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë në të 30-at vdiq kur makina e tij u rrëzua, pas përplasjes me një pemë ndërsa festoi fitoren.

Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje.

Pas 15-20 minutash u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia.

Incidente, konflikte dhe gazlotsjellës edhe në qendër të Lionit, në Rouen dhe Mentone.

Rreth 110 mijë forca policie u mobilizuan nga Ministria e Brendshme franceze për të garantuar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze.

Categories: Sport

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.