Bota

Tensione nga dëbimi i diplomatëve rusë, Moska thërret ambasadorin grek për t’i shprehur protestën

AFC3C75A-8F77-495E-A8C3-FADC8E6C7B89_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s-640x360

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi ka thënë se ka thirrur në takim ambasadorin Andreas Fryganas për t’i shprehur “kundërshtimin në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin që të hyjnë në Greqi të dy diplomatëve të tjerë”.

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të Qeverisë greke, që ka ndodhur në hapjen e samitit të NATO-s” më 11 korrik.

Qeveria greke kishte deklaruar më 11 korrik se ka ndërmarrë “masa të nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar” pas “ndërhyrjes” së zyrtarëve rusë në çështjen e emrit me Maqedoninë fqinje.

Televizioni publik grek ERT1 ka thënë se Athina akuzon dy diplomatët rusë për nxitje të protestave që synonin bllokomin e marrëveshjes me Shkupin.

Greqia dhe Maqedonia kanë arritur marrëveshjen për emrin, pas pothuajse dy dekadash, duke larguar kështu pengesën kryesore për ish-republikën jugosllave në rrugën për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga Rusia.

Kjo marrëveshje është kundërshtuar nga qytetarët në Greqi dhe Maqedoni, të cilët kanë organizuar protesta. Megjithatë kjo marrëveshje është miratuar javën e kaluar nga Kuvendi i Maqedonisë.

Marrëveshja, sipas së cilës, Maqedonia do të ndryshojë emrin në “Maqedonia e Veriut”, do të duhet të kalojë përmes një referendumi në Shkup dhe që të hyjë në fuqi, duhet më pas të miratohet edhe në Parlamentin e Greqisë.

Categories: Bota

Tagged as: , , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.