Dossier

Historia e Diplomacisë/ Rauf Fico, përgjigja që i dha idesë idesë së BE-së që në vitet ’30

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”.

Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare.

Plot 6 milionë dokumente që paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar, do të publikohen online për të gjithë ata që janë të interesuar.

scan-1-500x732

Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

Këtë javë rubrika sjellë në vëmendje të lexuesve informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare në vitin 1930, ndaj propozimit të ministrit të Jashtëm francez, Aristide Briand, për krijimin e një Bashkimi Federal Europian, ku do bënin pjesë të gjitha shtetet europiane anëtare të Lidhjes së Kombeve. Ky organizim do të kishte karakter ekonomik.

Në gjysmën e dytë të viteve ’20 të shek. XX, periudhë kur Gjermania po restauronte statusin e Fuqisë së Madhe, shefi i diplomacisë franceze të kohës arrin në konkluzionin që Gjermania do të ishte paqësore vetëm në kuadër të një federate europiane. Në Asamblenë e 10-të të Lidhjes se Kombeve në v.1929, Briand prezantoi këtë skemë ambicioze për kohën, por të turbullt në formulimin e saj. Propozimi u mbështet nga ministri i Jashtëm gjerman Gustav Stresemann, dhe u kërkua qëndrimi i gjithë vendeve që përfshiheshin në këtë propozim.

Shteti shqiptar, si anëtar me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve, mban qëndrimin e tij ndaj këtij propozimi.

Më poshtë do të gjeni komentin që i bën këtij propozimi ministri i Jashtëm i kohës Z. Rauf Fico, dhe përgjigjen zyrtare të qeverisë shqiptare e cila iu dorëzua më 15 korrik 1930 ministrit Fuqiplotë të Francës në Tiranë.

scan-9-500x732
Në kushtet e fillimit të Depresionit Ekonomik të v.1929-1934, largimit nga jeta të ministrit Stresseman (1929), largimit nga posti i ministrit të Jashtëm Briand (1932), dy mbështetësit kryesorë të idesë, projekti mbeti i parealizuar, ndërkohë Europa po hynte në trazirat politike që po përgatisnin Luftën e Dytë Botërore./ATSH

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.