Sociale

Dokumenti/Qeveria e hoqi para 1 viti Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur “Monument Kulture”

3-Harta-e-zonave-te-mbrojtura-te-eleminuara-nga-Rama-1024x792

Teatri Kombëtar nuk është një vlerë historike. Të paktën kështu rezulton me dokumente. Vendimi është marrë një vit më parë, nga qeveria Edi Rama e cila e hoqi Teatrin nga zona e mbrojtur si “Ansambël Monument Kulture”. Kjo tregon, tha Gazmend Bardhi, se plani mafioz për shembjen e teatrit ka nisur shumë herët nga Edi Rama.

Më poshtë deklarata e plotë e këshilltar ligjor në PD, Gazmend Bardhi

Me vendim qeverie në vitin 2017, Edi Rama hoqi Teatrin Kombëtar nga zona e mbrojtur për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit.

Deklaratë e këshilltarit të grupit të PD, Gazment Bardhi

Plani mafioz dhe korruptiv i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar 6 Kulla në qendër të Tiranës, është i mirëmenduar dhe i përgatitur me kujdes prej kohësh.

Partia Demokratike ka faktuar gjatë gjithë këtyre ditëve, sesi Edi Rama, në çdo funksion publik që ka mbajtur, që prej 20 vitesh në politikë, ka patur vetëm një qëllim: Të shkatërrojë historinë dhe monumentet e kulturës për të ndërtuar Kulla, nëpërmjet të cilave pastron para dhe fiton miliina euro.
Partia Demokratike po publikon sot dokumentat sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave në pronën e Teatrit Kombëtar, duke e hequr atë nga zona e Ansambël Monument Kulture.

Dokumentat provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë Fusha sh.p.k., me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove.

Vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpallii “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës.

Ky ansambël monument kulture kishte një shtrirje të gjerë dhe korrespondonte me përfshirjen në të, të të gjitha ndërtesave me vlerë historike në qytetin e Tiranës, të cilat duhet t’i nënshtroheshin ruajtjes dhe restaurimit të tyre.

Ansambli Monument Kulture përfshinte edhe Teatrin Kombëtar dhe zonën përreth tij derisa kryeministër u bë Edi Rama dhe Kryetar Bashkie Erion Veliaj, me bashkëpunimin kriminal të të cilëve Tiranës po i zhduken pjesët historike, duke u zëvendësuar me kulla.
Për të realizuar planin mafioz 20 vjeçar për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave, skema e Edi Ramës ishte:

Qershor 2015 – Emërimi i Erion Veliajt kryetar bashkie

Shkurt 2016 – përgjysmimi i çmimit të truallit tek zona e Teatrit

Mars 2016 – Fusha shpk blen toke tek zona e Teatrit

Prill 2017 – një vit më vonë, në kulmin e krizës politike parazgjedhore, Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqytetit.

Me vendimin e datës 12 Prill 2017 qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikuar ndërtimin e Kullave.

Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor, teknik apo historik.

Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie, që shndërroi çdo lulishte dhe hapësirë publike në shesh ndërtimi për të përfituar 20 %-shin nga çdo ndërtim.

Pamja në ekran provon sesi Edi Rama ndryshoi një vit më parë, hapësirën e Zonës Historike të Tiranës, duke hequr prej saj zonën e Teatrit Kombëtar. Në hartë duken qartë sesi në çdo zonë të eliminuar nga zona e mbrojtur janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla.
Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të.

Transparenca jonë për këtë akt mafioz do të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa asnjë hezitim.

Apelojmë edhe sot Presidentin e Republikës që të ndalë këtë akt korruptiv dhe të rrëzojë ligjin antikushtetues.
Partia Demokratike, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.