Aktualitet

Zv.kryeministrja Mesi në Velipojë: Liruam hapësirat publike në plazh, siguria për pushuesit, prioritet absolut

Në vazhdën e Mbledhjes së 3-të të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, realizuar me datë 10 Korrik 2018 nga Institucioni i Prefekturës Shkodër, ku morën pjesë ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, ZëvendësMinistri i Turizmit dhe Mjedisit Z. Hajrulla Çeku, drejtues të qeverisjes vendore dhe institucioneve rajonale, akademikë, përfaqësues nga shoqëria civile etj., janë evidentuar edhe rezultatet e para konkrete në mbarëvajtjen e sezonit turistik veror në plazhin e Velipojës.

Një ndër hapat e realizuara ka qenë zhvillimi i operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të cilat kanë qenë të uzurpuara në mënyrë të paligjshme nga persona të ndryshëm që ushtronin këtë aktivitet pa lejen paraprake të autoriteteve lokale dhe pa paguar asnjë lloj detyrimi, taksa dhe tatime, ndaj shtetit.  Në këtë kuadër, institucionet përkatëse kanë bërë ndërhyrjen për lirimin e këtyre hapësirave publike në Velipojë duke bërë të mundur sekuestrimin deri tani të gjithsej 1625 shezllonëve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës. Si rezultat, është ri-vënë në dispozicion 20% hapësirë publike.

Krijimi i kushteve të sigurisë në plazhe me qëllim që çdo pushues, vendas apo i huaj, të ndihet i sigurt, është edhe prioriteti bazë për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Sot në Velipojë janë stacionuar 6 kulla vrojtimi, për të cilat janë trajnuar e çertifikuar nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar rreth 12 roje plazhi.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit u dakordësua me Bashkinë Shkodër për punësimin sezonal të rojeve bregdetare. E njëjta gjë u arrit edhe në takimin e zhvilluar mes ZëvendësKryeministres Mesi me sipërmarrës të ndryshëm që ushtrojnë aktivitet në Velipojë, të cilët garantuan rritjen e numrit të rojeve bregdetare nga ana e tyre nëse gjykohet e nevojshme.

Njëkohësisht, Agjensia Kombëtare e Bregdetit vazhdon në mënyrë intensive rritjen e ndërgjegjësimit tek të gjithë rojet bregdetare.  Në rastin e shtimit të kullave të vrojtimit në plazh, pritet gjithashtu çertifikimi i rojeve të tjera nëpërmjet Federatës Shqiptare të Rojeve Bregdetare dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, ndërkohë që kjo e fundit, edhe në bashkëpunim me policinë bashkiake e vendore, bën monitorimin rigoroz e të vazhdueshëm të së gjithë vijës bregdetare duke siguruar që çdo plazh të jetë i pajisur me bova dhe të ketë ndarëset përkatëse në ujë në mënyrë që asnjë turist të mos ndjehet aspak i kërcënuar nga kalimi i mjeteve motorike.

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Velipojë, nuk është vetëm elementi i sigurisë në plazh për të cilin janë intensifikuar përpjekjet në përballimin e fluksit, por janë marrë masa gjithashtu edhe për pika të tjera të rëndësishme si: garantimi i sigurisë ushqimore nga ana e çdo subjekti; prezenca e vazhdueshme e strukturave të rendit; menaxhimi dhe lufta ndaj ndotjes akustike; zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme kulturore apo iniciativa për jetëzimin e eventeve të kampingut; shërbimi shëndetësor nëpërmjet qendrës së saj verore 24/7 me staf të specializuar e me të gjithë bazën mjekësore; monitorimi më i rreptë dhe menaxhimi efikas i mbetjeve për një mjedis të pastër etj.

 

Categories: Aktualitet, Sociale

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.