Sport

Profil – Koha kur “I Arti” i Kroacisë udhëhoqi Dinamon…

Ishte e shkuar kohë më parë, ndoshta që kur u pagëzua me emrin Zlatko, “i Arti”, se Dalic do shkëlqente në botën e futbollit… Kjo jo vetëm si paracaktim hyjnor, por edhe duke parë ecurinë e tij si trajner në 18 vite eksperiencë e ku, që në takimin e parë me trajningun e pati si asistenti i më të mirit: Miroslav Blazevic, njeriu që e coi Kroacinë në gjysëmfinale të Kupës së Botës në 1998…

Jo rastësisht Dalic ishte aty dhe sot këtu… Intuita e fortë, aftësia e lartë menaxheriale, raporti korrekt e afektiv me lojtarët e bënë shumë shpejt një lider frymëzues më shumë se teknik. E ky ishte çelsi i suksesit të tij, në një rrugëtim gjithnjë në ngjitje që po shkon drejt kurorëzimit të një ëndërre të paimagjinuar 10 vjet më parë, në finalen e një Botërori.

I tillë ishte edhe kur takoi Dinamon, pikërisht 10 vjet më parë, ndonëse premisat ishin që Shqipërinë ta zbulonte edhe më parë dhe gjërat duhet ti kishin shkuar ndryshe. Shqipëria e asaj kohe ishte në zbulim të horizonteve të reja, të huajt erdhën për ti dhënë një tjetër dimension futbollit tonë, por jo rrallë herë u përballën me një bllokadë që vinte herë nga lojtarët e herë nga drejtuesit. Ky Dalic i adhuruar sot si heroi pa fjalë, që po bën mrekullinë me kombëtaren e tij, nuk është se gjeti terrenin ideal tek Dinamo ndaj dhe gjithcka duhet mbajtur mend nga Zlatko, i cili erdhi si i ri ambicioz, i gatshëm për çdo sfidë, duke fituar eksperiencë në pankinë, është ai trofeu i Superkupës.

Në korrik të vitit 2008 Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës. Nuk ishte një emër i famshëm, por intuita e Besnik Sulajt, që në takimin e parë me trajnerin në atë kohë të Varteks, ishte thirrje e qartë për bashkëpunim. Vetëm se nuk bëhej fjale për 2008. Prapaskena është se Sulaj donte ta merrte Dalic që në 2005, pas ndeshjes për Kupën Intertoto, por situata u bë e favorshme vetëm 3 vjet më pas dhe tek Dinamo kampione erdhi një teknik i ri, autoritar, që adhuronte disiplinën dhe që raportet njerëzore i vlerësonte më tepër se çdo gjë…

Kanë kaluar 10 vjet nga koha kur Zlatko shkeli ambjentet e klubit Dinamo, lojtarët me të cilët punoi kaluan, gjatë viteve, shumë trajnerë të tjera, koha që qendroi në krye të Dinamos nuk ishte e gjatë, vetëm 6 muaj, e megjithatë çuditërisht Dalic ka lënë gjurmë dhe të gjithë e kujtojnë me nostalgji…
“Në seancat e para stërvitore u kuptua menjëherë që ishte një trajner me kualitet, edhe pse i ri – tregon Julian Brahja, ish-mbrojtësi i Dinamos. “Vendi nga vinte fliste vetë për idetë që kishte ai në stërvitje. më ka bërë shumë përshtypje raporti që krijoi me ne futbollistët. Bashkë me Dalic u afruan edhe disa lojtarë si Petricevic, Jusufi, Halilovic e Nikolic, por edhe pse i solli vetë tek Dinamo nuk bënte kompromis dhe më kujtohet që edhe pse isha mbrojtës i djathtë me spostoi tre ndeshje në të majtë se nuk ishte i bindur nga Nikolic. Ndaj e kuptoj fare mirë zgjedhjen e tij për të çuar në shtëpi Kalinic në Botëror. Dalic që njohëm ne nuk bënte kompromise”.

Categories: Sport

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.