Politike

Hahn: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, Rama të vazhdojë punën për procesin e reformave

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn thotë se do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE siç është parashikuar për vitin e ardhshëm.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Hahn ka thënë se do të vizitojë Tiranën në ditët e ardhshme për të vijuar punën për hapjen e negociatave vitin tjetër.

Ndërsa duke iu përgjigjur interesit të mediave, së çfarë pritet nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh se duhet të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe, sipas tij, ishin rezultatet e para premtuese të procesit të vetitngut.

“Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave siç është parashikuar për vitin e ardhshëm.

Do bëhet gjithçka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama.

 Do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm.

Qeveria të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe ishte rezultatet e para premtuese të procesit të vettingut por kjo duhet të vazhdojë se s’ka përfunduar ende.

Puna duhet të vijojë dhe së dyti tani është detyra për të gjithë administratën për tu marrë me fushat e 35 kapitujve për të parë që situata ligjore është në përputhje me kushtet e BE”-tha Hahn.

Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi se qeverinë e presin muaj të vështirë  për hapjen e negociatave me BE.

“Pas vendimit të BE le të flasim sëbashku për të gjithë për procesin. Është një proces i pashmangshme.

Faleminderit që do të vizitoni Tiranë në ditët e ardhshme për të nisur përgatitjet pasi na presin muaj shumë të rëndësishëm dhe të vështirë që të jemi të përgatitur kur negociatat të nisin zyrtarisht”, tha Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F10155954112986523%2F&show_text=0&width=560

Categories: Politike

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.