Sport

FOTO LAJM/ “Kur Zlatko Dalić ishte emigrant në Shqipëri, sot në finale të Botërorit”: Historia e tij, si në përralla

Zlatko Daliç po bën historinë jo vetëm të Kroacisë, por të futbollit botëror.

Ai ka çuar për herë të parë Kroacinë në një finale Botërori dhe nëse arrin të fitojë përballë Francës, do të bënte diçka të paimagjinueshme.

Në Shqipëri ai në fakt është një emër i njohur, pasi për disa kohë ishte trajner i Dinamos dhe më pas u shkarkua.

Ky fakt ka shkaktuar edhe humor, ndërsa një komentues ka postuar edhe këtë foto, me diçiturë:

“Koha kur Zlatko Dalić ishte emigrant në Shqipëri…. Sot në finale të Botërorit”.

Kroacia ka siguruar finalen e Kupës së Botës pasi ka mundur 2-1 Anglinë në kohën shtesë me përmbysje.

Teksa lojtarët do të marrin pjesën më të madhe të lëvdatave, Zlatko Dalic, trajneri i bardhekuqve, meriton një përmendje të veçantë.

I marrë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ai ka shkuar nga rreziku për të mos u kualifikuar në Botëror, te finalja e kompeticionit.

Një përrallë e vërtetë për të.

Kroacia është bërë kombi më i vogël që arrin në një finale të Kupës së Botës që nga Uruguai në 1950-ën, ashtu si edhe kombëtarja me pozicionin më të ulët në renditjen e FIFA-s (20).

Më një popullsi prej 4.000.000 banorësh, arritja e kroatëve është me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Heroi i ndeshjes kundër Anglisë ka qenë Ivan Perisic, cili është shpallur edhe lojtari më i mirë i takimit.

Gjithsesi, ylli i Kroacisë mbetet Luka Modric, duke bërë mirë gjërat e thjeshta dhe duke e shikuar ndeshjen me një shpejtësi më të madhe se të tjerët.

Të dielën e ardhshme, kroatët do të përballen në finalen e madhe kundër Francës me synimin për t’i dhënë kësaj përralle një fund të bukur.

Categories: Sport

Tagged as: , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.