Aktualitet

DOSJA E 3.4 MILIONË EUROVE/ Nis SEANCA tek Krimet e Rënda

Ka nisur seanca mëngjesin e sotëm për super-dosjen e debatueshme të 3.4 milionë eurove.

Seanca mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati i çështjes mësohet se ka thënë se prania e mediave nuk ka përse të jetë problem, por trupi gjykues ka sqaruar se ka dëshmi që mund të na krijojnë probleme në hetim.

Krimet e Rënda do japin sot vendimin për “Rivlerësimin e Dënimit” për Edi Lika – Çani, Klevis Lika – Çani, Alban Mollaymerin, Agim Çekën, si dhe dy vëllezërit Vladi.

Priten të dhëna të tjera në vazhdim të seancës.

Hetimet shtrihen jashtë vendit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, lidhur me të arrestuarit për gjetjen e rreth 3.4 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Në seancën e fundit, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.