Aktualitet

Atentati në samitin ku ndodhej Majko: Berlini akuzon diplomatin iranian

Gjermania ka ngritur akuza kundër një diplomati iranian për përfshirjen e tij në një komplot bombardimi që kishte në shënjestër kongresin e opozitës iraniane në Paris më 30 qershor.

Prokurorët gjermanë të mërkurën akuzuan Assadollah Assadi-in për aktivitet si operativ i huaj dhe komplotim për të kryer vrasje. Bazuar në Vienë, Assadi dyshohet të ketë paguar një çift iranian-belg në shtetin veri-lindor europian për të organizuar një sulm në kongresin e përvitshëm të mbajtur nga Diaspora iraniane për të shprehur mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe për anëtaren e tij kyçe, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Assadi raportohet se i ka dhënë çiftit, banues në Antwerp të Belgjikës, një pajisje që përmbante 500 gramë eksplozivë TATP kur janë takuar në Luksemburg në ditët e fundit të qershorit, sipas një deklarate të shkruar të lëshuar nga prokurorët gjermanë.

Pasi autoritetet belge kapën çiftin iranian-belg dhe gjetën eksplozivët e fuqishëm në automjetin e tyre Mercedez-Benz, autoritetet gjermane arrestuan Assadi-in me një urdhër europian afër qytetit Aschaffenburg.

Prokurorët gjermanë thonë specifikisht se Assadi, i regjistruar si një diplomat i regjimit iranian i bazuar në ambasadën iraniane të Vienës që nga 2014, ka qenë më përpara anëtar i shërbimit të inteligjencës së regjimit iranian “Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë,” me detyra që “kryesisht përfshijnë mbikëqyrjen intensive dhe luftimin kundër grupeve opozitare brenda dhe jashtë Iranit.”

Pas arrestimit të Assadi-it, Komiteti i Sigurisë dhe Kundër-Terrorizmit i NCRI lëshoi deklaratën që vijon:

“Një diplomat terrorist i regjimit klerikal me emrin Asdollah Assadi, i cili ishte planifikuesi kryesor i komplotit terrorist kundër mbledhjes së madhe të iranianëve në Paris, është arrestuar në Gjermani. Diplomati terrorist, i cili është shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në Vienë, ka qëndruar në Austri që nga gushti 2014.

“Dy terroristët e arrestuar janë Amir Sadoni dhe Nassim Nomeni dhe janë banorë të Antwerp.

“Përpara Asadollah Assadi-it, një individ me emrin Mostafa Roudaki ka qenë shefi i stacionit të MOIS në ambasadën e regjimit në Austri. Roudaki u transferua në Teheran dhe u dërgua më pas në Shqipëri në vitin 2017 si shefi i stacionit të MOIS station chief atje për të komplotuar kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit.

Qeveria belge e akuzon atë se është i përfshirë në një komplot me qëllimin për të sulmuar kongresin e 30 qershorit ku një turmë masive e Diasporës iraniane – rreth 100,000 sipas The Washington Times dhe postimit të ish Folësit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Newt Gingrich – shprehën mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), të bazuar në Paris, një koalicion grupesh opozitare iraniane që kërkon të rrëzojë regjimin klerikal të Iranit.

Categories: Aktualitet, Bota

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.