Aktualitet

3.4 milionë me Toyota Yaris/ Çfarë ndodhi në gjyqin me dyer të mbyllura. Prokuroria forcon akuzat, avokati: Eshtë fluskë sapuni!

burgu-3.4-mln-euro

Gjykata për Krimet e Rënda i ka lënë në burg 4 të arrestuarit e 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit më 24 Qershor. Në seancën e rivlerësimin të zhvilluar këtë të enjte ndaj Edi Likës, djalit të tij Klevi, Arben Çekës dhe Alban Mollaymerit, Krimet e Rënda lanë në fuqi masën “arrest me burg”, dhënë nga Gjykata e Durrësit më 28 Qershor. Por jo vetëm kaq, nga gjyqi me dyert të mbyllura është mësuar se prokuroria ka folur për rolet e secilit prej të akuzuarve duke thënë se “ishte një grup i strukturuar kriminal”. Çështja po hetohet nga prokurorët Ened Nakuci dhe Doloresa Musabelliu.

Sipas prokurorëve, 4 personat e arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim, Elvis dhe Alfred Vladi janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Kushërinjtë Vladi, sipas akuzës, janë personat që kanë porositur makinat në Belgjikë, ku dyshohet se janë marrë dhe paratë e sekuestruara në 2 makina Toyota Yaris.

Rolet: Elvis Vladi organizoi gjetjen e makinave në Belgjikë. Edi Lika, Klevi Lika dhe Arben Çeka do të merreshin me transportin deri në Shqipëri. Në portin e Durrësit mjetet do të priteshin nga Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri të cilët do të kryenin procedurat e zhdoganimit.

Ndërsa avokati i Edi Likës, Saimir Vishaj në përfundim të seancës, foli për mediat, duke theksuar se akuza e prokurorisë për “grup i strukturuar kriminal” nuk qendron.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.