Sociale

Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët i nisin letër Federica Mogherinit

teatri-1-933x445_1531314487-3739225

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u dërgoi këtë martë një letër zyrtarëve evropianë Johannes Hahn, Federica Mogherini dhe Romana Vlahutin, ku kundërshtohet juridikisht projektligji i miratuar të enjten e kaluar në parlament për çështjen e teatrit. Sipas artistëve ky ligj shkel parimin kushtetues të “Barazisë përpara ligjit” përcaktuar në Nenin 18 të Kushtetutës. Së dyti, me këtë ligj shkelet parimi i sanksionuar në nenin 4 pika 1 të Kushtetutës: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”.

Së treti, kjo formë veprimtarie ekonomike e parashikuar kështu në këtë ligj, vjen në kundërshtim me standardet e Bashkimit Europian, dhe konkretisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Letra është një kërkesë shqyrtim nga Aleanca për Mbrojtjen e TK, drejtuar bashkimit evropian nëpërmjet ambasadores Vlahutin. Ne bëjmë një shqyrtim juridik se si ligji i kaluar në parlament të enjten e kaluar është krejtësisht në kundërshtim nga ana juridike me marrëveshjen stabilizim asocimit. Pritshmeritë i kemi shumë të larta, sepse edhe BE duhet patjetër të mbajë një qëndrim ndaj një qeverie dhe mazhornace i cili është në kundërshtim me atë që ata kanë rënë dakord”, u shpreh aktori Neritan Licaj.

Nëse do të lejohej ky precedent në fushën e ligjbërjes atëherë çdo mazhorancë do të miratonte ligje personale pa kufi dhe nuk do të mbante asnjë përgjegjësi në lidhje me abuzimet, pasi do të justifikohej pas kartonave të parlamentit, thuhet në letër.

“Pritshmeritë i kemi shumë të larta, sepse edhe BE duhet patjetër të mbajë një qëndrim ndaj një qeverie dhe mazhornace, e cila është në kundërshtim me atë që ata kanë rënë dakord. Patët ndonjë reagim apo prisni? Jo, thjesht ne e protokolluam, e dërguam dhe jemi në pritje”, deklaroi Liçaj.

Edhe njëherë artistë ju bëjnë thirrje qytetarëv t’ju bashkohen në marshimin e pasdites së të enjtes drejt kryeministrisë dhe presidencës.
“Pra ne nesër festojmë, në mënyrën më demokratike dhe më civile të mundhsme. Faleminderit!”, tha Licaj.

Categories: Sociale

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.