Aktualitet

Banorët e fshatit të varfër në Krujë: Votat i shesim për 50 mijë lekë. Bletët i ngordhi hashashi

Banorët e fshatit Bartanesh në Krujë çdo fushatë zgjedhjesh shesin votën e tyre kundrejt 50 mijë lekëve, si rrjedhojë e varfërisë. Ata pohojnë për Fiks Fare se edhe bletët u kanë ngordhur nga hashashi që është mbjell në fshat.

Grupi i xhirimit të Fiks Fare udhëtoi drejt Bartaneshit i cili ndodhet vetëm 6 kilometra larg Krujës , por rruga e keqe pothuajse ka izoluar fshatin dhe banorët e tij. Problemet nuk kanë të sosur në fshat dhe për këtë arsye gjendja ekonomike e banorëve është e keqe. Madje ata shprehen për Fiks Fare se koha më e lumtur për ta ka qenë koha e komunizmit.

burri-nga-kruja-vota-ps

Një banor i këtij fshati shprehet: “Nuk i ka ra kujt ndërmend a jena gjallë a jena vdek”.

Pyetje: Vijnë për votat?

Banori: Po na kanë dhënë nga 50 mijë lekë për person me i dhënë votat PS-së. Unë kam dy vota, më kanë dhënë 100 mijë lekë për ti dhënë votën PS.

Pse e shite votën?

Unë nuk ja kam dhënë votën jo, por lekët ja kam mor.

Banori 2

Pyetje: Ju zotëri ju kanë dhënë 50 mijë lekë për zgjedhje?

Banori 2: Po, gjithë fshatit.

Pyetje: Po më përpara kush ka fituar?

Banori: PD-ja

Pyetje: Ata ju dhanë lekë?

Banori 2: Po edhe ata.

Pyetje: Dmth kush vjen këtu jep 50 mijë lekë dhe fiton?

Banori: Po.

Pyetje: Pse e lejoni të bliheni me 50 mijë lekë?

Banori: E bëjme prej hallit. S’kemi cfarë të bëjmë, skemi ku të jetojmë.

Gruaja e moshuar

Pyetje: Nuk ka bletë aty në koshere?

Banorja: Jo

Pyetje: Po pse cfarë ka ndodhur?

Banorja: Për zotin tashi mo, unë ja kam lënë drogës.

 

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.