Aktualitet

Vetingu për prokurorin që mbylli çështjen e gjyqtarit Thanza, KPK: S’ka fshehur pasurinë

kostaq_beluri-1024x530

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me Prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluari. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi lexoi raportin për prokurorin Kostaq Beluri që sipas ILDKP rezulton se ka kryer deklarim të saktë dhe justifikon pasurinë dhe burimet financiare.

Sa i përket aftësive profesionale KPK tha se Kostaq Beluri ka pushuar çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës 2 vite më parë, gjë të cilën e pranoi edhe vetë prokurori, por tha se ishte një vendim i drejtë.

KPK: Bashkëshortja e Sh.B. ishte nën hetim dhe në këtë kohë ka dalë që ajo ka takuar Admir Thanzën. Mbi dyshimet për korrupsion pasiv dhe dosja kaloi te Kostaq Beluri që e pushoi çështjen. Kostaq Beluri nuk ka kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe hetimore për të siguruar prova.

Beluri: Dua të përsëris faktin që në procedimin penal të Admir Thanzës hetimin pro aktiv e ka bërë Shkodra. Vendimi për pushimin e hetimeve nga ana ime është i drejtë, kërkoj konfirmimin në detyrë.

Relatorja Brunilda Bekteshi tha se ILDKPKI e ka nxjerrë pa probleme me pasurinë për Belurin. Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrorë të ndarë në dy banesa. Prokurori zotëron vetëm 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhëse 721 mijë lekë kursime nga paga, depozitë bankare pa afat 30 mijë lekë me kursime nga paga.

Pasi u dëgjuan palët, KPK vendosi që vendimi për Kostaq Beluarin të jepet në datën 12 korrik në orën 11:00.

Ndërkohë nesër në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë . Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Categories: Aktualitet

Tagged as: ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.