Politike

“Shumë shpejt”, Rama flet për takimin me Tsipras dhe marrëveshjen e detit

auto_rama_tsipras1516867510-770x433

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, nga ku ka komentuar disa nga çështjet më të rëndësishme të rajonit, mes të cilave edhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për IBNA, Rama thotë se takimi me homologun grek Aleksis Tsipras do të mbahet së shpejti, nga ku pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.

Sipas Ramës, marrëveshja Maqedoni-Greqi dhe ajo që pritet të formalizohet mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, tregojnë se vendet e rajonit kanë vullnet për të zgjidhur çështjet dhe për të ecur në rrugën drejt BE-së.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE?

Është një proces i vazhdueshëm. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në nisjen e negociatave. Ne kemi marrë vetëm datën për hapjen e negociatave, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, por kemi hyrë edhe në një proces të rëndësishëm të fazës analitike, që është faza që fillon pas fillimit të negociatave. Është një zgjidhje pozitive përmes së cilës nuk duhet të harxhojmë asnjë minutë dhe ne duhet t’i përdorim këto 12 muaj për procesin analitik.

Pas marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani jemi duke pritur marrëveshjen e miqësisë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kur është takimi juaj me Kryeministrin Alexis Tsipras?

Besoj se ky takim do të mbahet së shpejti.

Çfarë prisni ju sa i përket një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Zgjidhjet që kemi parë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zgjidhja midis Shqipërisë dhe Greqisë janë një tregues i qartë se kur ka vullnet, ka një mënyrë. Përkundër faktit se zgjidhja midis Serbisë dhe Kosovës nuk është e lehtë për të arritur, unë jam i bindur se do të vijë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.