Politike

Rama me atlete në Samitin e Londrës. Komentuesit shpërthejnë në kritika: Pse nuk vesh shapka me gisht më mirë?!

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian janë mbledhur ditën e sotme në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Londër.

Padyshim, i pranishëm është edhe kryeministri, Edi Rama, i cili sërish shkaktoi debat në rrjetet sociale me veshjen tij.

Kostum serioz dhe atlete të bardha, mesa duket kjo është ndër veshjet e preferuara të kryeministrit tonë por edhe ndër më të komentuarat.

rama-atlete

Menjëherë pasi në profilin e tij në Facebook dhe Instagram janë shpërndarë video nga takimi, të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë kritikuar dhe madje janë shprehur se kjo nuk është një veshje e përshtatshme për të përfaqësuar vendin në takime të rëndësishme.

Por, nuk kanë munguar as komentues që e kanë kthyer me humor veshjen e atleteve.

“Me atlete bëhen hapa më të shpejta drejt EU”, apo “Pse nuk vesh shapka me gisht më mirë”, janë ndër komentet më pikante.

Teksa nuk mungojnë edhe komentues të cilët e përgëzojnë Ramën për stilin e tij, e madje duke i thënë se do të mbetet në histori.

Categories: Politike

Tagged as: , , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.