Aktualitet

Kush është 21-vjeçari shqiptar që u kap me 30 kg heroinë bashkë me të dashurën greke

cifti

Policia italiane ka prangosur një shqiptar, pasi në makinën e tij kishte 30 kilogramë heroinë. Guardia di Finanza së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave kanë bërë ndalimin në Bari të 21-vjeçarit shqiptar, Skerdilajd Çobaj nga Fieri, dhe të dashurës së tij greke 19-vjeçe, Kolovou Chrysanthi.

Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget, ndërsa pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës.

Në mjet më pas janë gjetur 56 pako me heroinë që në peshë totale ishte 30 kilogramë heroinë.
Mes disa gjërave që ishin në bagazhin e makinës ishte edhe një tavolinë portative. Kur e kanë ngritur, policët kanë ngritur dyshime pasi kishte një peshë të madhe dhe për këtë arsye vendosë ti kalojnë në skaner. Në pamje dallohet kur skaneri tregon se në brendësi të tavolinës portative kishte disa pako, të cilat rezultuan me heroinë. Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda tavolinës portative prej druri në hapësirën e posaçme prej disa centimetrash të dërrasave në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’.

Categories: Aktualitet

Tagged as: , , ,

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.