Sport

Franca është finalistja e parë e Botërorit. Ekipi i Deschamps, shumë i fortë për Belgjikën

franca_1531252526-970308

Franca dhe Belgjika nuk kanë shënuar gola në pjesën e parë të takimit edhe pse kishte një ndeshje shumë të barabartë sidomos me aksione.

Megjithatë, francezët u treguan më të mirë në goditje në drejtim të portës dhe ishin afër për të shënuar golin e parë.

Rastin më të mirë Franca e pati në minutën e 38 ku Pavard u gjend ballë për ballë me portierin e Courtois por ky i fundit bëri një pritje përfekte.

Nga ana tjetër, nga skuadra belge rastin më të mirë e pati Alderëield por prapë ishte portieri Hugo Lloris që tregojë vlerat e tij duke bërë një pritje fenomenale.

Përndryshe gjatë pjesës së parë, Belgjika kishte më shumë posedim se sa Franca.

Pjesa e dytë fillojë shumë më mirë për Francën.

Pas ekzekutimit te një goditje nga këndi me së miri u gjend Umtiti që shënoi në minutën e 50’të.

Franca kishte një mundësi të mirë për të shënuar edhe në minutën e 56 me Giroud por për pak shpëtoi Courtois.

Belgjika fillojë sulmet e pareshtura deri në minutën e 70’të por  më se afërmi për të barazuar De Bryene që nuk reagojë si duhet.

Hazard u duk se u faulua në minutën e 81’të, por për çudinë e të gjithëve nuk akordohet faul për Belgjikën.

Belgjika tentoi disa herë të shënoi por trajneri Diedier Deschamps bëri disa zëvendësime taktike duke përforcuar mesfushën.

Kante shkaktoi një faul jashtë zonës në minutën e 87’të ku De Bruyne ku u krijua një tollovi në zonë por u spastrua nga Pavon, që sonte ishte në një formë shumë të mirë.

Lukaku e humbi një top të mirë në minutën e 88’të kur krosoi De Bruyne i cili përfundoi jashtë.

Griezmann e pati një miundësi të mirë në minutën e 93’të por nuk shënoi.

Tolisso e humbi mundësinë ideale për gol në minutën e 5 të lojës shtesë.

Ndërkohë belgët në gjashtë minutat shtesë nuk arritën që të shënonin gol, madje shkaktuan edhe disa ndërhyrje në lojtarët francez që bënë që minutat të kalojnë, sidomos në Mbappe.

Kështu Franca kalon në finale të një Botërori pas 12 viteve, ku kishte humbur në finalen e vitit 2006 kundër Italisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.