Politike

Alfred Moisiu: Ka ministra që nuk më kanë hapur telefonin

ALfred-Moisiu-1024x662

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu foli me elozhe për kryeministrin Edi Rama në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili, por duket ish-kreu i shtetit nuk ndan të njëjtën konsideratë edhe për disa nga ministrat. Moisiu thotë se disa nga ministrat nuk i kanë hapur telefonin duke mos treguar respekt as për pozicionin që ka pasur dhe as për moshën.

“Është e vështirë të bësh vlerësime për ministrat dhe kryeministrat sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin” – Moisiu.

Teksa po komentonte luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ata që ambasadori Lu i quan “peshq të mëdhenj” ish-presidenti i quajti “miza të mëdha”.

“Unë po përdor një shprehje të Balzakut. “Rrjeta mund të jetë, por jo për mizat e mëdha” – tha ai.

Categories: Politike

Tagged as: , , ,