LSI ka reaguar ashpër ndaj ish-anëtarit të saj, Robert Bitri. I dalë deputet nga listat e LSI në qarkun e Fierit Robert Bitri i është bashkuar sëfundmi mazhorancës edhe pse ligjërisht gëzon statusin e të pavarurit.
Së fundmi ai u bë objekt i një sherri mes partive politike, pasi votoi për shembjen e teatrit kombëtar me kartën e kolegut të tij të Lsi që nuk ishte prezent në sallë, deputetit Vangjel Tavo. Opozita ka kërkuar anulimin e votimit për teatrin, por mazhoranca e rrëzoi këtë kërkesë, duke e quajtur të vlefshëm votimin, ku Bitri ka votuar për Tavon.
Sakaq, ka reaguar deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e cila thotë se “rilindasi i vonuar Robert Bitri nuk duhet të qendrojë as formalisht në radhët e LSI.
Categories: Politike