Aktualitet

Sherri me armë te Havana, gazetari: Isha një tavolinë larg, e pashë si ndodhi!

36584998_1959951890701804_7286159645385687040_n

Një konflikt me armë ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Dhërmi, në një nga lokalet më të frekuentuara të jugut, tek Havana. Gazetari Erion Dushi rrëfen në një postim në rrjetet sociale se pas të shtënave me armë në lokal u krijua kaos dhe njerëzit vraponin për t’i shpëtuar plumbave.

Nga ato që shkruan Dushi, në lokal kishte prindër me foshnja, madje edhe një vajzë shtatzënë. Sipas tij, konflikti nisi për shkaqe banale, sepse i kishin parë të dashurën.

“Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniforme policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar” shkruan gazetari.

“Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua.

Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. ”, shkruan Dushi.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.