Aktualitet

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo: 2 terroristë të regjimit iranian u arrestuan në Shqipëri

Asokohe pati raportime në media, por asnjë njoftim zyrtar nga institucionet shtetërore. Lajmi ishte se autoritetet shqiptare arrestuan disa persona të dyshuar për terrorizëm në mars të këtij viti. Sot vjen konfirmimi zyrtar: Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit “Aktiviteti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

pompeo 1 Untitled.png

Sekretari Pompeo shkruan gjithashtu në Twitter se:” Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.”

Iran_large_3040_1

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka nxjerrë një deklaratë për sa i përket planit të fundit terrorist kundër mbledhjes së tyre të përvitshme në Paris. Në një pjesë të kësaj deklarate shkruhet: “… Diplomati terrorist i arrestuar në Gjermani është Asadollah Assadi (47), i cili ka qenë kreu i stacionit të inteligjencës së regjimit iranian në ambasadën e regjimit në Vienë që nga viti 2014. Ai u kishte dhënë urdhrin final terroristëve për të sulmuar mbledhjen e 30 qershorit. Asadollah Assadi kishte zëvendësuar një tjetër diplomat terrorist të regjimit me emrin Mostafa Roudaki.

Mostafa Roudaki shkoi në Teheran nga Austria, dhe u dërgua në Shqipëri në vitin 2017 si sekretar i parë i ambasadës në mënyrë që të merrej me spiunazh dhe veprimtari terroriste kundër PMOI. Për të lehtësuar veprimtaritë e Roudaki-it, Qendra Habilian dhe Shoqata Didehban, dy degë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS), u bënë aktive në Shqipëri nën maskën e veprimtarive kulturore dhe të shtypit”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.