Politike

LARGIMI I LU DHE VLAHUTIN/ 16 DIPLOMATËT amerikanë në SHQIPËRI: Nga Makswell tek KAVALEC

Me mbarimin e mandatit si dy prej ambasadorëve më të rëndësishëm në vendin tonë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin do ti lënë vendin e diplomatit ekzaktësisht Kathleen Kavalec (si e dërguar nga Presidenti Donald Trump për Ambasadore të SHBA-së) dhe Luigi Soreca (si i dërguari i BE-së në Shqipëri).

ALPENews.al ishte një nga mediet shqiptare të para që e njoftoi emërimin e Kavalec.

Deklaratat e Lu dhe Vlahutin në mandatin e tyre mbahen mend si deklarata të forta, dhe me mesazhe deri diku koduese për krimin e organizuar, politikanët e implikuar në kriminalitete, apo edhe për korrupsionin shtetëror.

Por për çfarë mbahen mend të gjithë të dërguarit e SHBA-së në mandatin e tyre (bëmat, deklaratat, iniciativat që kanë marrë, apo çfarëdolloj gjëje tjetër).

Pikërishtë, sot ALPENews.al do t’ju sjellë një rezyme të çdo deklarate të ardhur nga ish-ambasadorët amerikanë.

Në listën e ish-ambasadorëve amerikanë janë 16 emra (duke përfshirë edhe Donald Lu).

 1. MAKSWELL BLACK (I dërguar i jashtëzakonshëm)

Shteti nga vinte: ILLINIOIS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË

10 Gusht 1922 -10 Janar 1923

PËR TU MBAJTUR MEND: I pari diplomat që erdhi zyrtyarisht në Shqipëri me mision dhe që solli funksionimin e marrëdhënieve SHBA-SHQIPËRI

2. ULYSSES GRANT SMITH

Shteti nga vinte: PENNSYLVANI

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

22 Shtator 1922 Deri më 8 Shkurt 1925

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i vrasjes së dy amerikanëve në Mamurras dhe thënia e tij pas kësaj ngjarje: Shqipëria bëri 100 vjet prapa.

3. CHARLES C. HART

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

27 Maj 1925 deri më 12 Dhjetor 1929

PER TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve me Shqipërinë pas vendosjes së monarkisë.

4. HERMAN BERNSTEIN

Shteti nga vinte: NEW YORK

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

17 Shkurt 1930 deri më 24 shtator 1933

PËR TU MBAJTUR MEND: Diplomati dhe gazetari shkroi një analizë më “Neë York Time” me titull: Shqipëria e vogël e një loje të madhe.

5. POST WHEELER

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
26 Gusht 1933 – 1 Nëntor  1934

PËR TU MBAJTUR MEND: Arritja e marrëveshjes së famshme të ekstradimit mes SHBA dhe Shqipërisë.

6. HUGH GLADNEY GRANT

Shteti nga vinte: ALABAMA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
9 Gusht 1935 – 27 Shtator 1939

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi I situatës gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

7. KRISTOFER HILL (I ngarkuar me punë)

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
15 Mars 1991 – 1 Tetor 1991

PËR TU MBAJTUR MEND: Rilidhjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë pas 51 vjetësh.

8. WILLIAM EDWIN RYERSON

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
2 Dhjetor 1991 – 13 Tetor 1994

PËR TU MBAJTUR MEND: Angazhimi në rrëzimin e komunizimit.

9. JOSEPH EDWARD LAKE

Shteti nga vinte: TEXAS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

5 Korrik 1994 – 15 Mars 1996

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë dhe SHBA sidomos pas masakrës së Peshkëpisë që solli dhe dorëheqjen e tij.

10. MARISA R. LINO

Shteti nga vinte: OREGON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
2 Korrik 1996 – 20 Maj1999

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve të vitit 1997 dhe 14 shtatorit 1998

11. JOSEPH LIMPREHT

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
6 Korrik 1999 – 19 Maj 2002 (Vdiq në detyrë)

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve në Kosovë

12. JAMES FRANKLIN JEFFREY

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
3 Tetor 2002 – 2 Maj 2004

PËR TU MBAJTUR MEND: Bashkëpunimi për luftën ndaj krimit të organizuar dhe shoprehja e tij “Ne i njohim baronët e drogës në Shqipëri”.

13. MARCIE B. RIES

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË”
10 Tetor 2004 – 20 Gusht 2007

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i raporteve të ndera mes opozitës dhe mazhorancës.

14. JOHN WITHERS

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRMIT NË DETYRË:
25 Gusht 2007 – 10 Nëntor  2010

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i shpërthimit masiv në Gërdec

15. ALEKSANDËR ARMANDO ARVIZU

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
9 Nëntor 2010 – 10 Janar 2015

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjes së 21 janar 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.

16. DONALD LU

Shteti nga vinte : CALIFORNIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:
NGA 12 Janar 2015 – Qershor 2018

Categories: Politike

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.