Aktualitet

Familja mafioze: Kur i gjithë fisi përfshihet në trafikun e heroinës

Policia e Korçës ka goditur një grup të shpërndarjes së heroinës në doza të vogla, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona ditën e sotme.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në dyqanin në pronësi të shtetasve Mondi dhe Mikel Mingo, në lagjen nr 9 Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Julian Gega, si edhe gjatë kontrollit fizik të këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, e ndarë në doza dhe 1 peshore.

Të tre personat e arrestuar janë nga i njëjti fis, një “metodë” kjo e përdorur që herët për trafikimin e drogës dhe jo vetëm.

Persona të të njëjtit fis apo të të njëjtës familje janë arrestuar për prodhim dhe trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim.  Ata mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh, pasi shisnin me qindra doza droge në ditë, duke arritur të siguronin rreth 5 mijë euro brenda 24 orëve nga aktiviteti i tyre. “Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin gjithmonë dakord në pazar”, deklaroi ai.
Hetimet për kapjen e tyre, nisën pasi një vit më parë, një shqiptar gjeti vdekjen prej mbidozës së drogës në një apartament në Varesse.Të arrestuarit u komentuan nga policia italiane si të edukuar, të veshur mirë dhe gati për të dorëzuar “mallin” kudo që ta kërkonte puna.

Para më shumë se një viti policia sekuestroi në Vlorë qindra kilogramë kanabis të prodhuar e të rritur “ME DASHURI” nga anëtarët e një fisi.

Në operacionin “Llakatundi”, në rrugën nacionale Babicë – Vlorë pranë një karburanti, u arrestuan: Ilir Hoxhaj, 26 vjeç; Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç. Në makinën e tyre “Furgon Hundai” me targë AA687HY janë gjetur 5 thasë me 29 e gjysëm kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Vetëm para disa ditësh në Itali u shkatërrua grupi i trafikantëve prej 20 antarësh ku pjestar ishte dhe këngëtari i njohur DEFRIM DERVISHI bashkë me fisin e tij. Më shumë se 10 persona nga 20 gjithësej, ishin shqiptarë nga i njejti fis.

Një tjetër grup vëllezërish dhe kushërinjsh u kapën në flagrancë në Mirditë
Nga operacioni “Buon Giorno” i policisë janë vënë në pranga 25-vjeçari Albert Mikeli dhe 59-vjeçari Ded Mikeli , që të dy banorë të Mirditës. Po ashtu, një tjetër nga fisi Mikeli është shpallur në kërkim, 22-vjeçari Algert Mikeli si dhe një person tjetër, Zef Gjikola po i afërm i tyre.  Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale në ngarkim të këtyre shtetasve Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Categories: Aktualitet

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.