Aktualitet

DROGË ME MESAZHE NË “WHATSSAPP”/ Si u KAP “Tani”, tregtari shqiptar i kokainës…

Një 33 vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia italiane nën akuzën e shitjes së narkotikëve.

Shqiptari me iniciale D.X, i papunë dhe me precedentë, njihej gjerësisht si Tani. Ai kishte krijuar një grup të gjerë në aplikacionin Whatsapp, ku siguronte paralajmërime për praninë e forcave të policisë, por kësaj here nuk ishte me fat.

Prej disa ditësh, policia e stacionit në Fano kishte vënë nën monitorim shtëpinë e tij, pas raporteve për ardhjet e tij të çuditshme dhe sjelljen. Ai udhëtonte kryesisht në këmbë por edhe me biçikletë për në sheshin aty pranë ku takonte klientët, burra dhe gra, të gjitha moshave dhe me prejardhje të ndryshme sociale, shruan ora neës.

Së fundmi, “Tani” është parë duke lënë shtëpinë dhe duke arritur tek një makinë që mbante një grua 38 vjeçare vendase. Sapo tregtari ka arritur tek dritarja e mjetit, policia e ka kapur atë duke i gjetur 0.8 gram kokainë të paketuar në një letër celofon.

Më pas, u zhvilluan kontrolle në shtëpi, ku policia ka zbuluar tri doza kokainë të gatshme për trafikim dhe një tjetër zarf që përmbante kokainë të pastër me peshë prej 10 gramësh si dhe 1300 euro kartëmonedha të vogla.

Shqiptari u dërgua në burg ku u dënua me 8 muaj burgim me kusht, duke u liruar nga qelitë pasi nuk konsiderohet person i rrezikshëm.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.