Aktualitet

Braçe përplaset me qeverinë: Mbyll lojrat e fatit brenda vitit

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, u zhvillua pa praninë e opozitës. Ashtu siç pritej, demokratët bojkotuan seancën e sotme, duke ia lenë “stafetën” e diskutimeve, socialistëve. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe ka replikuar me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, lidhur me çështjen e mbylljes së pikave të lojërave të fatit.

Braçe i ka thënë Ahmetajt, se pikat e lojrave të fatit duhet të mbyllen në fund të vitit 2018, dhe të shkojnë aty ku duhet të jenë.

Një tjetër çështje që mori vëmendje sot në Komision ishte dhe sistemi i taksave vendore, dhe ku Braçe mori si shembull agroturizmin.

Debatet e plota: 

Braçe: KLSH ka llogaritur një dëm ekonomik kolosal në sektorin e lojrave të fatit. Ne u informuam këtu se ky dëm i llogaritur i referohet aksionit të pak viteve më parë dhe faktit që sekuestrimi i çdo makine duhet të ishte shoqruar me gjobën respektive. KLSH ka referuar se dëmi arrin në 500 milionë dollarë.

Ahmetaj: E mirë tani…

Braçe: Më falni, e gjitha kjo u amplifikua si vjedhje si grabitje, pavarësisht se ato makina u sekuestruan. Ajo që më shqetëson mua është që duhet t’i japim një zgjidhje përfundimtare, njësimit.

Ahmetaj: Është dënimi maksimal, ça do tani? Edhe gjobë dhe konfiskim.

Braçe: Ju flisni si ministër, por unë flas nga pikëpamja politike. Ça thatë më parë “Kur të bëheni deputet”.

Ahmetaj: Po mirë mo, kam qenë edhe deputet s’është ajo logjika?

Braçe:  E kam shumë të vështirë të dëgjoj akuza të rreme nga kjo ana që mungon. Në fund të këtij viti përfundon afati për mbylljen e lojrave të fatit.

Ahmetaj: Nuk shtyhet…

Braçe: Po mirë mo, jam i lumtur që keni për këtë vullnet, por duhen marrë masat që ky aksion të mbyllet në dhjetor 2018, që në 1 janar 2019, lojrat e fatit të zhduken nga çdo fund pallati, bodrum pallati, e të shkojnë aty ku e kanë vendin.

Ahmetaj: Po mo po, kryetar.

Ora 11:19
‘Jam pasionant në punën time”, Socialistët debatojnë vetëm , Braçe-Ahmetajt: Vera s’është alkool

Më tej, socialisti Braçe është ndalur taksat vendore dhe agroturizmi. Braçe i ka përmendur Ahmetajt një rast të një kantine vere në Berat.

Replikat e plota:

Braçe: Nga kongresi kemi këtë pikën këtu, pa asnjë lloj diskutimi që më pëlqejnë argumentet tuaja. E thatë me të vërtetë atë argumentin për tatimin mbi fitimin tek pijet, por në një rast të ngjashëm kemi vepruar ndryshe. Kjo lidhet thjesht dhe vetëm me produktin e prodhuar jashtë njësisë. Jo më larg se dje kam parë strukturën. Në qarkun e Beratit i bie të mos përfitojnë. Agro-turizmi për një arsye të thjeshtë, sepse ajo është një kantinë.

Ahmetaj: kryetar unë nuk bie dakord me ju, për dy arsye. Është shumë e vështirë të kontrollosh agro-turizmin siç kontrollohen hotelet. Mos ta cënojmë shëndetshmërinë fiskale me emocione. Jemi mirë.

Braçe:Zoti ministër besoj se ju e dini se vera nuk është alkool por pije alkoolike. Më pëlqen pasioni juaj…

Ahmetaj: Unë jam pasionant për punën që bëj

Categories: Aktualitet, Politike

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.