Politike

ASTRIT PATOZI/ Mandatet e deputetëve, Lulzim Basha, as i djeg e as i përdor…

Ish deputeti i PD Astrit Patozi thote se eshte pro Lulzim Bashes “për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike”. Sipas tij, “mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht. Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit”.

Postimi i plotë:

LULI, AS…AS…

Meqë më akuzojnë prej kohësh se jam subjektiv kur gjykoj për aktet politike të Lulzim Bashës, sot po u jap atyre provën e kundërt.

Jam pro tij fort për mosdjegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike, jo thjesht për faktin se LSI-ja nuk i dorëzon të vetat kurrë, sepse Monika thotë që i kanë fituar me gjak.

Kam qenë i këtij mendimi qysh në fillim fare, atëherë kur për herë të parë dikush e hodhi si ide, dhe unë sot i qëndroj ende njësoj bindjes sime.

Edhe “radikalët” i mirëkuptoj, sepse janë të njëjtët, që i binin gjoksit me grusht para një viti, duke u betuar se opozita nuk duhet të hyjë kurrë në zgjedhje me Edi Ramën.

Më pas, po këta ishin të parët, që fërkuan duart për pazarin e 18 majit dhe, natyrisht, e ndoshta për pasojë edhe më të kuotuarit e listës Basha.

Unë mendoj se mandatet e opozitës nuk ka nevojë të digjen, në asnjë rast, por ato thjesht duhet të përdoren ndershmërisht dhe mençurisht.

Lulzim Basha, as i djeg dhe, as i përdor, ndaj, jo rastësisht, të kujton një shprehje vulgare që është bërë shumë popullore kohët e fundit.

Dhe, sipas meje, ky është edhe shkaku kryesor i kësaj krize të pashembull të Partisë Demokratike dhe të opozitës zyrtare të këtij vendi.

Categories: Politike

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.